Ka degjeneruar në akte dhune protesta në kujtim të revoltës studentore që u shkel me tanket e juntës ushtarake të kolonelëve grekë në vitin 1973 në Athine.

Disa qindra anarkistë, hodhën kokteil molotov, gurë dhe sende të forta kundër forcave të rendit në lagjen “Eksarqia”, të kryeqytetit helen, pak metra larg Politeknikumit të Athinës, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese.

Përleshjet vazhduan në rrugicat pranë sheshit “Eksarqia”, ndërsa në zonë ndodhën forca te shumta policie të ngarkuara me ruajtjen e rendit.

Dëme janë shkaktuar në disa vitrina, si dhe disa makina të parkuara në rrugicat pranë Politeknikumit.

Autoritetet kanë ndaluar disa persona, të cilët u dërguan në drejtorinë e policisë së Atikës.
Policia njoftoi se forcat e saj do të qëndrojnë gjithë natën në zonë për ruajtjen e rendit.

Top Channel