PD: Krimi ekologjik në Durrës u kthye në krim shtetëror

17/11/2015 22:15

Departamenti i Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit i Partisë Demokratike ka bërë të ditur të martën se Durrësi është ndotur me mbetje të rrezikshme, të derdhura në kanalet kulluese të qytetit dhe pranë banesave të qytetarëve.

“Ndotja e rrezikshme në bregdetin e Durrësit e para 10 ditëve u hoq me makina ushtrie, por u hodh në kanalin e madh të Durrësit që ndot edhe ujrat e brendshme të qytetit dhe përfundon prapë në det. Ushtria e një vendi të NATO-s përfshihet në trafik të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme dhe depozitim të paligjshëm të tyre. Qeveria e fasadës i ngul thikën pas shpine shëndetit, mjedisit dhe turizmit të Durrësit”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Po mbushet java që bregdeti i Durrësit është ndotur si kurrë më parë me mbetje të rrezikshme për kilometra të tëra dhe shteti bën strucin. Ky është një ndër krimet mjedisore me pasoja më të rënda afatgjata në mjedis, shëndet, peshkim dhe turizëm. Në çdo vend normal do të ishte shpallur gjendja e emergjencës, fajtorët do të ishin kapur dhe do të ishin përballur me drejtësinë, miliona dhe miliarda dollarë do të viheshin në dispozicion të rehabilitimit mjedisor të zonës. Në Shqipëri, ndërsa kaloi java që adresuam 11 pyetje për ndotjen e bregdetit të Durrësit, asnjë institucion nuk guxoi të përgjigjet për asnjërën nga pyetjet”, shtohet në deklaratë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel