Me kë ka festuar Cristiano Ronaldo?

18/11/2015 00:00

Më herët këtë vit ai i dha fund lidhjes me modelen Irina Shayk, dhe është lidhur me një sërë femrash të tjera.

Javën e kaluar, Cristiano Ronaldo është parë të festojë me bukuroshen Toria Nichole, Miss Bahamas dhe shoqen e saj, pas premierës së filmit të tij.

Futbollisti 30-vjeçar ndodhet në Londër ku ka darkuar me miqtë e ngushtë dhe familjen, para se të kthehej në hotelin e tij me një grup vajzash. Vetë Toria është shprehur për “The Sun” se e kishte takuar portugezin për herë të parë.

“Ishte hera e parë që takoja Ronaldon. U njohëm nga miqtë tanë. Filmi ishte i mrekullueshëm dhe të takoje Ronaldon ishte një bonus”, ka thënë Miss Bahamas.

Top Channel