Ai u largua papritur nga grupi më i famshëm i popit në muajin mars. Dhe tashmë në një intervistë shpërthyese për këngën e tij të sapopublikuar, Zayn Malik rrëfen se nuk i pëlqen këngët e tyre.

Duke folur për Fader, 22-vjeçari rrëfen se nuk i pëlqen muzika e grupit duke thënë: “Nuk është kjo muzika që do të doja të dëgjoja. Do e dëshonit ju One Direction në një festë me të dashurën tuaj? Unë jo”, ka thënë ai.

Megjithatë ai sqaron se kjo nuk ka të bëjë me miqësinë e grupit, por me muzikën që është performuar, duke theksuar se nuk kërkon të dëmtojë askënd. Zayn thotë se nga anëtarët e grupit flet vetëm me Liam Payne.

Top Channel