Spanjë, futbollisti godet arbitrin me… penis

18/11/2015 00:00

Një futbollist në kategoritë e ulta të futbollit spanjoll ka protestuar ndaj njërit prej gjyqtarëve të takimit në një mënyrë që nuk është parë e as dëgjuar kurrë.

Futbollisti, i cili po e ndiqte ndeshjen nga shkallët e stadiumit pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq ndeshjen e mëparshme, nuk e kapërdiu një vendim të anësorit në minutën e 80 të ndeshjes dhe vrapoi drejt tij, uli pantallonat dhe u përpoq ta godiste me organin e tij seksual.

Ngjarja ka ndodhur në Granada të Spanjës, gjatë ndeshjes CD Abes-Gabia FC.

Top Channel