Prezantohet zv.drejtori i ri Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi

18/11/2015 00:00

Rebani Jaupi do të jetë zv. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, i emëruar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Jaupi më herët ka mbajtur postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ku zëvendësohet nga Lutfi Minxhozi. Në bazë të ligjit të ri të Policisë së Shtetit, hierarkia në këtë organ përcakton drejtorin, zëvendësin e tij dhe pesë drejtorë të përgjithshëm që i përkasin pesë sektorëve të ndryshëm.

Krahas postit, Jaupi ka marrë nga ministri dhe gradën “drejtues i lartë”. Prezantimi i Jaupit është bërë sot nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako.

Top Channel