Durrës, ndalohet 16-vjeçari me pistoletë; ishte në shërbim prove

18/11/2015 00:00

Policia e Durrësit ka ndaluar adoleshent, duke i sekuestruar dhe një armë zjarri pistoletë.

Pas kallëzimit të 16-vjeçarit Sh. M, nxënës në vitin e parë gjimnaz nga Shënavlashi, është ushtruar kontroll në automjeti tip Fiat që mbante bashkëmoshatari i tij, E. Z. Policia ka gjetur një armë pistoletë, tip Ecol.

Sh. M ka shpjeguar se për konflikte banale, në afërsi të shkollës së tij është goditur nga E. Z me qytën e pistoletës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se E. Z ndodhej në shërbim prove.

Në mars të këtij viti me dy persona të tjerë, në shkollën “Besnik Hidri”, A. Z ka shpuar gomat e automjeteve të tre mësuesve të tij.

Top Channel