LSI del kundër rritjes së akcizës së prodhimeve vendase

18/11/2015 00:00

LSI është kundër rritjes së akcizës së prodhimeve vendase. Deputetë të kësaj partie e cilësojnë absurde një nismë të tillë duke shpresuar në reflektimin e qeverisë.

“Absurditet apo Lapsus?! Qeveria i ngre akcizën birrës vendase, ndërsa i ul akcizën birrës së importit. Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase, mbyllje të tyre dhe qindra shqiptare që punojnë në to, do të mbeten pa punë. Nuk kuptoj se si ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta”, shkruan deputetja Caka.

Pas Silva Cakës dhe deputeti tjetër i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet kundër rritjes së akcizës. Në një postim në Tvvitter ai shkruan: “Paketa pa ndryshime në tatimin mbi të ardhurat. Shpresoj të ketë reflektim gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, e paqartë rritja e akcizës së prodhimit vendas dhe ulja e atyre të importit. Luftë abuzimit me të ardhura më të pakta në buxhet, pa sens”, shkruan Spahiu.

Top Channel