Skema lehtësuese e OSHEE, 2097 subjekte nënshkruajnë marrëveshje

18/11/2015 00:00

Skema lehtësuese e OSHEE-së për pagesën e detyrimeve, e nisur në muajin tetor ka sjellë edhe efektet e veta pozitive. Të dhënat e fundit nga ky institucion bëjnë të ditur se plot 2097 subjekte biznesi kanë firmosur aktmarrëveshje.

Prej tyre, 1459 biznese kanë përfituar reduktimin e vlerës së kamatë vonesës në masën 50% duke paguar plotësisht detyrimin e mbetur.

Në një muaj janë firmosur 8025 aktmarrëveshje prej abonentëve familjarë. 4849 prej tyre kanë mundur të përfitojnë uljen me 70% të vlerës së kamatë vonesës duke e shlyer plotësisht detyrimin ndaj OSHEE-së.

Top Channel