Mat, bombë makinës së ish-kreut të komunës

18/11/2015 14:00

Një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin privat të ish-kryetarit të komunës Baz, në Mat. Lënda eksplozive është vendosur në krahun e djathtë të shoferit dhe ka shpërthyer vetëm ndezësi, por jo lënda eksplozive.

Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij, që e kishte të parkuar përpara pallatit.

Menjëherë ai lajmëroi policinë për rastin dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv.

Top Channel