Pr/ligji i pronave, Totozani: Problematike, formula e re e trajtimit të pronarëve

18/11/2015 00:00

Formula e re e trajtimit të pronarëve, mosparashikimi i kompensimit, etj janë disa nga problematikat që ka evidentuar Avokati i Popullit, Igli Totozani në pr/ligjin e ri të pronave. Ai i ka dërguar Kuvendit rekomandimet e tij.

“Shpjegimi i terminologjisë për termin “kompesim” të parashikuar në këtë projektligj, nuk parashikohet shprehimisht si mënyrë fitimi pronësie, qoftë në dispozitat e Kushtetutës, apo edhe të Kodit Civil në fuqi. “Kompensimi” i parashikuar në këtë projektligj si formë fitimi pronësie, cenon rëndë të drejtën e pronësisë dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës dhe të Kodit Civil. Parashikimi i kësaj dispozite në këtë mënyrë lë shteg për konfuzione dhe për elementë korruptiv në procesin e vlerësimit të pronës, pasi pjesa më e madhe e tokave dhe ndërtimeve të lira ndodhen në zonat rurale, duke ulur në këtë mënyrë masën e përfitimit të pronarëve, ndërkohë që mënyra më e drejtë e vlerësimit të pronave është ajo e vlerësimit me vlerën e tregut”, thotë z. Totozani.

Avokati i Popullit e vlerëson problematike formulën e re, të trajtimit të pronarëve. Sipas tij, kjo formulë nuk ka një bazë mbështetëse në legjislacionin në fuqi dhe nuk mbështetet në parashikimet e bëra në Kushtetutë sa i takon mënyrave të fitimit të pronësisë. “është e pakuptueshme dhe nuk dihet se cila ka qënë metodologjia për përcaktimin e kësaj formule “Kompensimi”, qoftë për ata pronarë që tashmë kanë në dorë një vendim nga KKKP, AKKP, Gjykatat e vendit, apo edhe nga Gjykata e Strasburgut, apo edhe për ata që presin prej shumë vitesh që një vendim i tillë të merret nga organi përkatës kompetent, pra AKKP-ja”, thotë Avokati i Popullit.

Top Channel