Dumre, pa shtëpi pas tërmetit

18/11/2015 14:45

Mijëra banorë të zonës së Dumresë, të prekur nga tërmeti i 19 majit të vitit 2014, edhe këtë dimër do ta kalojnë me shtëpitë e shkatërruara.

Të prekur nga një fatkeqësi natyrore, prej një viti e gjysmë ata vuajnë një tjetër fatkeqësi më të madhe, atë të burokracisë. Disa vlerësime të më shumë se 400 shtëpive të shkatërruara, pasuan njëri-tjetrin e megjithatë ndërhyrja duket ende larg. Me panikun e lëkundjeve të ditëve të fundit, por me asnjë mundësi tjetër strehimi, këta banorë jetojnë në disa banesa që në çdo moment rrezikojnë të bien.

Edhe pse Emergjencat Civile një vit më parë urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banesave që rrezikonin shembjen, tashmë askush nuk kujtohet që mijëra banorë jetojnë ende aty në mëshirë vetëm të Zotit.

Më të rrezikuara mbeten tre pallate në qytetin e Cërrikut, që mund të shemben jo vetëm nga lëkundje të tjera, por edhe nga reshjet që, përmes mureve të çara, depërtojnë brenda ndërtesës.

Top Channel