Mos i nxirr këmbët jashtë dritares

18/11/2015 00:00

Nëse po shijoni freskimin e këmbëve jashtë dritares së makinës teksa jeni duke udhëtuar duhet të shihni këtë video.

Është një mundësi e mirë që të mendoheni dy herë para se të nxirrni këmbët jashtë dritares së një mjeti që ecën. Pamjet janë filmuar nga kamera e instaluar në kokren e një motorçiklisti.

Teksa udhëton në autostradë ai i afrohet një automjeti në ecje, ku dikush kishte nxjerrë jashtë këmbët me çorape ngjyra ngjyra. Motoristi iu afrua ngadalë duke i prekur këmbën.

Ai ka postuar videon në YouTube me diçituren: “Mos i nxirrni këmbët jashtë makinës,dikush i sëmurë mund t’ua rrëmbejë ato”. Dhe kjo është një këshillë e zgjuar.

Top Channel