Tiranë, protestojnë pronarët e banesave tek ish stacioni i trenit

18/11/2015 00:00

Banorët pranë ish zonës së trenit ku do të ndërtohet Bulevardi i Tiranës, kanë kërkuar para bashkisë së Tiranës që të rishikohen vendimet e marra për shpronësimet e tyre nga ish kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

“Nxjerrjen e të gjithë truallit që përfshihen nga gjurma e Bulevardit të Zogut të Parë, legalizimin e të gjithë godinave që është shprehur në projektvendimin e Këshillit të Ministrave. Më pas ne kërkojmë rivlerësim të këtyre pronave”, tha një prej protestusve.

Janë 204 familje, të cilat kërkojnë që bashkia dhe qeveria të rishikojnë vendimet e marra nga administrata e mëparshme e cila i cënon pronën e tyre. Një përfaqësi e protestueve është pritur nga zyrtarët e bashkisë së Tiranës, e cila ka ngritur një grup pune që do të verifikojë rast pas rasti çdo pretendim të familjeve të prekura nga shpronësimet. Bashkia e Tiranës tha që ky është një problem i mbartur nga administrata e kaluar.

Top Channel