Londër, evakuohet stacioni i metrosë

18/11/2015 15:30

Policia britanike evakuoi një stacion metroje në jug të Londrës, pas një alarmi sigurie të dhënë më herët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetra policë dhe ambulanca. Evakuimi ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes konfirmojnë evakuimin, ndërkohë që mediat britanike thonë se mund të bëhet fjalë për lëndë shpërthyese në stacionin e metrosë.

Megjithatë, autoritetet britanike nuk kanë dalë ende në një deklaratë zyrtare.

Në kryeqytetin britanik masat e sigurisë janë përforcuar pas sulmeve terroriste të ndodhura në Paris të premten e shkuar, ku gjetën vdekjen 129 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Top Channel