Blatter e Platini, FIFA hedh poshtë apelin e tyre

18/11/2015 00:00

Komisioni i Apelit të FIFA hodhi poshtë apelimin e bërë nga vetë presidenti i këtij institucioni, Sep Blatter dhe ai i UEFA, Michel Platini për pezullimin prej 90 ditësh nga postet e tyre, vendim ky që u dha nga Komisioni i Etikës në datën 8 tetor.

Kjo do të thotë se Michel Platini në këtë momenti mbetet ende jashtë gare për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit në zgjedhjet që do të mbahen në 26 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Komiteti i Etikës ka hapur një hetim për Blatter dhe Platini pas atyre të nisura nga Prokuroria zvicerane, ky dy personalitetet që drejtojnë institucionet më të larta të futbollit botëror dhe evropian dyshohen se janë të përfshirë në skandal korrupsioni.

Sipas organit të akuzës së vendit helvet, Blatter ka derdhur për llogari të Platini në vitin 2011, një shumë prej 2 milionë frangash zvicerane, që francezi e deklaron si shpërblim për një punë të kryer prej tij në favor të FIFA.

Top Channel