“People”: David Beckham, mashkulli më seksi

18/11/2015 00:00

David Beckham është mashkulli më seksi në botë për vitin 2015. Ky është përcaktimi i bërë nga revista amerikane “People”, e cila prej 30 vitesh e bën një zgjedhje të tillë.

Këtë vit ai që kurorëzohet prej saj në këtë aspekt është pikërisht ish-kapiteni i Manchester United dhe përfaqësueses angleze.

Vetë 40-vjeçari, i cili është i martuar prej vitesh me ish-këngëtaren e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, e cilësoi këtë çmim të revistës “People” si një nder të madh për të.

Sipas asaj që publikon kjo revistë reagimi i bashkëshortes së Beckham ishte më se pozitive, ndërsa djali i madh i Beckham, Brooklyn u shfaq disi i befasuar nga ky lajm. Vitin e kaluar, revista “People” zgjodhi si mashkullin më seksi, aktorin protagonist të filmave “Thor” dhe “Rush”, Chris Hemsworth.

Top Channel