Hammond: Dialogu Kosovë-Serbi, jetik për rajonin

18/11/2015 17:35

Mbretëria e Bashkuar ka një interes të madh për të ardhmen e Ballkanit perëndimor, deklaroi në Tiranë ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Në një deklaratë për mediat, kryediplomati britanik është shprehur i vetëdijshëm se Ballkani është një rajon i vështirë dhe ka bërë thirrje për dialog për tejkalimin e problemeve.

“Ne mendojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për të ardhmen e rajonit”, u shpreh Hammond.

Top Channel