Partizani ndalet në Vlorë, Tërbuni mposht Bylisin mes kontestimeve

18/11/2015 19:00

Partizani është ndalur pas 9 fitoreve radhazi. Flamurtari i problemeve të shumta arriti një barazim pa gola ndaj kryesuesve të Superiores.

Partizani ishte më superior në këtë ndeshjes, por rastet e krijuara nuk mjaftuan për të arritur fitoren e dhjetë radhazi. Në këtë mënyrë të kuqtë i japin një mundësi të mirë Skënderbeut për t’u afruar në një pikë diferencë, nëse do të fitojnë në fushën e vështirë të Kukësit.

Një ndeshje krejtësisht tjetër ishte ai e zhvilluar këtë të mërkurë në Pukë. Vendasit e Tërbunit arritën të fitojnë me rezultatin 4-2 ndaj Bylisit. Deri këtu asgjë për t’u çuditur, por nëse do të kishit parë ndeshjen dhe do të dëgjonit thirrjen e tifozëve gjatë takimit, do ta kuptonin që diçka nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Vendasit arritën të shënojnë 4 gola në këtë takim, por lehtësia me të cilën ata u shënuan i bën të pranishmit të kontestojnë ekipin e tyre. Bylisi arriti të shënoi dy herë në këtë sfidë, por pa arritur të marrë pikë në këtë ndeshje.

Top Channel