Tentuan të shkonin në SHBA me pasaporta false, arrestohen 5 sirianë

19/11/2015 00:00

Autoritetet hondurase njoftuan se kanë kapur gjashtë shtetas sirianë të cilët po udhëtonin me pasaporta greke false, ku pesë prej tyre po tentonin të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këta të pestë janë arrestuar në kryeqytetin honduran, Tegucigalpa, pasi kishin arritur nga Kosta Rika, ndërsa po synon të kalonin në Guatemala. Policia tha se nuk kanë gjetur ndonjë lidhje mes këtyre personave me atentatorët e Parisit.

Personi i gjashtë është rikthyer në El Salvador, nga kishte ardhur, me avion. Gjithsesi, Anibal Baca, zëdhënës i policisë hondurase, ka deklaruar se të ndaluarit ishin “sirianë normalë”, një term për të larguar çdo dyshim për terrorizëm.

Ndërkohë, në SHBA republikanët vazhdojnë të kundërshtojnë me çdo mjet të mundshëm planin e Obamas për të pranuar 10 mijë refugjatë sirianë për vitet në vazhdim.

Top Channel