ISIS ekzekuton dy pengje

19/11/2015 00:00

Terroristët e Shtetit Islamik kanë deklaruar se kanë ekzekutuar dy pengje, një shtetas norvegjez dhe një tjetër kinez. Ata nuk kanë dhënë detaje se kur Ole Johan Grimsgaar-Ofstad 48-vjeç nga Norvegjia dhe Fan Jinghuiu 50-vjeç nga Kina janë vrarë.

Menjëherë pas këtij lajmi, kanë pasur edhe reagimet nga të dy vendet e origjinës së të dy pengjeve.

Fillimisht, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg deklaroi se “trajtimi që i është bërë shtetasit norvegjez nuk bazohet në ndonjë religjion e as ideologji. Ky është një akt barbar. Edhe nëse dhemb, ne nuk duhet të lejojmë kurrë që terroristët të fitojnë”.

Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate ka dënuar aktin, duke thënë se janë të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur. Shteti kinez vazhdon të mbledhë informacione në lidhje me vrasjet e fundit të terroristëve të ISIS.

Top Channel