ISIS, FBI paralajmëron Italinë: Kujdes në Romë e Milano

19/11/2015 08:55

FBI-ja amerikane ka lajmëruar kolegët italianë që të ruhen nga sulme të mundshme terroriste në Romë dhe Milano.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, paralajmërimet flasin për rreziqe për atentate në sheshin Shën Pjetër të kryeqytetit dhe në katëdralen Duomo dhe teatrin La Scala në Milano.

Byroja Federale e Hetimit, sipas burimit mediatik, u ka përcjellë shërbimeve sekrete italiane një informativë të marrë nga DEA, agjencia federale e antidrogës.

Kjo ka bërë që në Itali të përforcohen më tej masat e sigurisë, raporton më tej agjencia e lajmeve “ANSA”.

Pak ditë më parë, pas sulmeve të përgjakshme në Paris, ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano deklaroi se Italia ndodhet një shkallë nën nivelin maksimal të sigurisë.

Deklarata e tij erdhi në përfunditm të mbledhjes së Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare, të drejtuar nga kryeministri Matteo Renzi.

Top Channel