Droga në Bari, ndalohen dy punonjës të Rapidscan

19/11/2015 00:00

Sasia e madhe e kanabisit që është sekuestruar në Bari ka kaluar në Portin e Durrësit për t’u skanuar. Dy punonjës të kompanisë së skanimit “Rapidscan” janë ndaluar si përgjegjës për kalimin e drogës.

Sipas burimeve zyrtare, Fatjon Trezhnjeva, 28 vjeç, dhe Edmond Hysko 42 vjeç, nuk kanë dhënë asnjë sinjalizim, megjithëse gjatë skanimit është vërejtuar që në këtë mjet dhe rimorkion e tij ka pasur dy lloje ngarkesash.

Policia Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike. Ndaj dy të ndaluarve rëndon akuza e shpërdorimit të Durrësit.

Plot 1.6 ton marijuanë u kapën në Bari, nga një kamion që vinte nga Shqipëria.

Top Channel