Barazia gjinore, në Shqipëri një në pesë zyrtarë është femër

19/11/2015 00:00

Teksa gjithnjë e më shumë vihet theksi tek barazia gjinore sipas raportit botëror të barazisë gjinore të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet e 70-ta mes 145 vendeve.

Sipas të dhënave të raportit, 65% të të diplomuarve e zënë femrat. Por prej tyre 52% janë në punë, ndërsa nga meshkujt 74% e tyre janë në punë.

Referuar shifrave, një në pesë zyrtarë është femër, që përkon me 23% femra dhe 78% meshkuj. Në qeveri ministret femra përbëjnë vetëm 35% të kabinetit.

“Nëse ndryshimi vazhdon me këtë ritëm, gjendja nuk ndryshon deri në 2133”, thuhet në raport.

Shqipëria ka lënë pas nga vendet e rajonit për barazinë gjinore Rumaninë, Malin e ZI, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Hungarinë. Maqedonia renditet e 69-ta, një vend para nesh, Kroacia në vendin e 59 dhe Serbianë vendin e 45-të.

Në renditje e para është Islanda, dhe e fundit, në vendin e 145 renditet Jemeni.

Top Channel