Raporti i KE-së, Klosi: Vlerësohet strategjia kombëtare e punësimit

19/11/2015 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi shprehet se reforma në pensione dhe strategjia kombëtare e punësimit janë arritjet më të mëdha të qeverisë, që janë vlerësuar nga raporti i KE-së.

Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se reforma në pensione ka një zhvillim të dukshëm të koordinimit. Papunësia ndonëse ende në nivele të larta, ka pësuar në rënie të ndjeshme tha Klosi. Sipas tij planet e ardhshme të ministrisë janë hartimi i programit të ri të riintegrimit social, reforma e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar, etj.

“Po hartohet programi i ri i integrimit social që synon rritjen e shanseve për punësim të qëndrueshem të anëtarëve të familjeve të ndihmës ekonomike. Reforma e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar shënon shmangien e abuzivizmit dhe targetim më të drejtë. Vetëm nëpërmjet kontrolleve të këtij viti janë ulur numri i abuzivimit me më shumë se 5% të kësaj skeme. Është dizenjuar paketa ndihmës sociale për ofrimin e shërbimeve në nivel vendor”, tha ministri Klosi.

100 mijë persona vetëm kohët e fundit janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore, tha ministri, duke kontribuar kështu në ekonominë e vendit.

Top Channel