Çako: Listë të personave të mundshëm me prirje ekstremiste

19/11/2015 00:00

Policia ka një listë të personave të mundshëm me prirje të ekstremizmit të dhunshëm, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako.

Duke folur për rrezikun nga terrorizmi, Çako tha se nuk ka vend për panik, dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Policia ka shtuar masat e sigurisë përsa i përket rrezikut që vjen nga terrorizmi, në kuadër dhe të ngjarjeve të fundit në Paris.

Top Channel