Tërbuni-Bylis do të hetohet nga Komisioni i Etikës

19/11/2015 15:10

Sfida mes Tërbunit dhe Bylisit, që përfundoi 4-2 në favor të skuadrës pukiane, do të jetë pjesë e hetimeve nga Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Burime nga FSHF-ja bëjnë me dije se ky komision do të shqyrtojë raportin e delegatit, zyrtarëve të tjerë të ndeshjes, pamjet filmike dhe brenda disa ditësh do të mblidhet për të dhënë një vendim për atë ndeshje, që nga ajo që u prodhua në fushë ishte shumë larg një sfide me futbollistë profesionistë.

Përballja mes këtyre dy skuadrave dhe mënyra e lojës së tyre riktheu edhe njëherë në vëmendje fenomenin e lëshimit të rezultatit në një ndeshje të kampionatit shqiptar.

Top Channel