Shakira dhe Gerard Pique, video erotike?!

19/11/2015 00:00

Këngëtares kolumbiane Shakira dhe futbollistit Gerard Pique raportohohet t’u jetë vjedhur një video erotike, të cilën ata e kanë bërë në dhomën e tyre të gjumit.

Përveç kësaj, përflitet se çifti është kërcënuar nga një ish-punonjës, i cili do ta publikojë videon nëse ata nuk i japin në këmbim një shumë të madhe parash.

Megjithatë këto thashetheme janë hedhur poshtë nga një zëdhënës i Pique, i cili është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë histori. Në këtë mënyrë, dy të dashuruarit, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, nuk kanë arsye pse të shqetësohen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel