Produkte me përmbajtje marijuane nga Rihanna

19/11/2015 00:00

Rihanna, e cila nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin se pëlqen të tymos kanabis, raportohet se së shpejti do të lançojë firmën e saj personale të quajtur “MaRihanna”.

Linja e saj do të përfshijë produkte që kanë përmbajtje marijuane. Në një deklaratë të bërë në uebsajtin “18KaratReggae”, thuhet: “MaRihanna nga Rihanna është brendi i parë i famshëm në botë dhe ajo meriton një bravo që u bë nismëtarja”.

Produktet e këngëtares do të dalin në treg vitin e ardhshëm në 4 vende të Amerikës, ku përdorimi i kanabis është i ligjshëm, në Kolorado, Uashington, Oregon dhe Alaska.

Top Channel