Stone pranon modifikimin në fotot e saj nudo

19/11/2015 00:00

Në moshën 57-vjeçare, e mrekullueshmja Sharon Stone tregon se ka nevojë për pak “photoshop” në fotot e saj nudo.

Aktorja ka qënë e ftuar në programin “The Late Show”, ditën e mërkurë, ku është shprehur se është e apsionuar pas njerëzve që kanë “zbukuruar” fotografitë e saj nudo në revistën “Harper’s Bizarre”.

Kur është pyetur nga drejtuesi i programit rreth fotove provokuese, ish-modelja e “Playboy” ka thënë me shaka: “Të paktën kisha vënë një varëse”. Sharon është pyetur gjithashtu se ku e gjeti besimin që pozoi nudo në moshën 57-vjeçare, aktorja është përgjigjur: “Mendoj se çelësi i lumturisë është të pranosh vetëveten”.

Aktorja gjithashtu ka shtuar se është bërë një punë e mrekullueshme e “photoshop-it” në fotografitë bardhë e zi të revistës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel