Palestra është vendi ku shumë të rinj, sidomos në sportin e boksit, hedhin hapat e para, por për këtë 8-vjeçare nuk është kështu.

Evnika Saadvakass edhe pse në një moshë fare të vogël, i është futur sportit burrëror të boksit dhe që tani ajo stërvitet 5 ditë në javë dhe jo në palestër, por në një pyll në Rusi, ku ajo së bashku me familjen e saj jeton.

Në videot e publikuara së fundit, duken aftësitë e jashtëzakonshme të kësaj vajze 8-vjeçare, e cila e ka të sigurt të ardhmen në këtë sport.

Ajo arrin të godasë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, deri në 100 herë brenda një minute. Shpejtësia dhe saktësia e treguar nga Evnika ndaj trungjeve të pemëve, duket se që tani i ka futur frikën kundërshtareve të saj.

Top Channel