“Fiks Fare” në Molenbeek, njëri nga atentatorët njihej nga shqiptarët

19/11/2015 00:00

Molenbeek është një nga lagjet më të mëdha të Brukselit. I vendosur shumë afër Grand- Place, rreth 15 minuta në këmbë, kjo lagje njihet për shumëllojshmërinë e etnive që jetojnë aty.

3 prej personave të akuzuar si autorë të atentateve në Paris të premten e kaluar jetonin në këtë lagje.

“Njihja një nga autorët e sulmit, një shtetas nga Maroku, por ai ishte një shtetas i qetë, i sjellshëm. Unë nuk e di si arriti të kryente vetëvrasje”, shprehet Kujtim Memia, biznesmen shqiptar në Bruksel.

“Fiks Fare” mbërriti në Molenbeek ku policia ka kryer një sërë kontrollesh dhe arrestimesh. Gazetarët e “Fiks Fare”, shkuan në këtë lagje të Brukselit për të parë nga afër gjendjen dhe për të folur me shqiptarët që jetojnë aty.

30% e rreth 100 mijë banorëve që jetojnë në këtë lagje janë të rinj, gjysma janë të papunë. Tani më Molenbeek-u është kthyer në një zonë të pasigurt.

Ndiqni videon për më tepër…

Top Channel