Pesë të vrarë nga sulmet në Izrael dhe Bregun Perëndimor

20/11/2015 00:00

Pesë persona kanë vdekur nga dy sulme në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Në sulmin e parë, dy izraelitë u goditën për vdekje me thikë nga një burrë palestinez në hyrje të një ndërtese që shërben edhe si një sinagogë në Tel Aviv.

Dëshmitarët kanë thënë se shërbimi i lutjeve sapo kishte filluar kur një persona sulmoi disa besimtarë. Të tjerë reaguan menjëherë të cilët e shtynë sulmuesin jashtë, ndërsa mbyllën derën.

Sulmuesi, që autoritete treguan se ishte një burrë 36-vjeçar nga fshati Dura në Bregun Perëndimor, është plagosur, ndërsa gjendet në paraburgim.

Në Twitter, militantët e Hamasit vlerësuan “sulmin heroik në Tel Aviv”, duke kërkuar që “luftëtarët të vazhdojnë të ndërmarrin akte të tilla”.

Disa orë më vonë, një izraelit i tretë, një amerikan hebre dhe një palestinez janë vrarë në Bregun Perëndimor kur një person me makinë fillimisht ka shtënë me armë, ndërsa më pas i është drejtuar një turme këmbësorësh duke i shtypur.

Autoritetet kanë deklaruar se sulmuesi është arrestuar, ndërsa janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar edhe më tej rastin.

Top Channel