Myslimanët me kartë ID të veçantë në SHBA, Trump: Pse jo

20/11/2015 00:00

Donald Trump nuk është kundër idesë që myslimanët amerikanë të regjistrohen në një bazë të veçantë të dhënash, ose të kenë “një kartë të veçantë identiteti ku vihet re përkatësia e tyre fetare”.

Në një intervistë për Yahoo, kandidati republikan për President të SHBA-ve deklaroi se “do të jemi të detyruar të bëjmë gjëra të pamenduara më parë”.

“Disa njerëz do të mërziten, por mendoj se tani të gjithë duan që të jenë të sigurt. Disa gjëra, të cilat sinqerisht nuk i kemi menduar më parë se do të mund të bëhen në kuptimin për të ruajtur vendin nga armiku, duhet të bëhen tani”, tha ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton që myslimanët duhet të regjistrohen në një bazë të veçantë të dhënash ose t’ju jepet një kartë e veçantë identiteti për shkak të përkatësisë fetare, Trump nuk e ka përjashtoi këtë mundësi.

“Ne duhet të shikojmë shumë imtësisht. Do të duhet të kemi një sy te xhamitë. Ne duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm”, deklaroi kandidati republikan.

Top Channel