Marrëdhënie homoseksuale me të sëmurin mendor, arrestohet 44-vjeçari

20/11/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ersekë, ku një 44-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar, i sëmurë mendor.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Ilir Veisi, 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje është denoncuar nga nëna e 18-vjeçarit.

R. K, 48 vjeçe, ka deklaruar se Veisi ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj A. K, i cili pas verifikimeve rezulton se është i sëmurë mendor me kartelë.

Mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënieve homoseksuale me persona të pazot për tu mbrojtur.

Top Channel