F1, Raikkonen: Nuk e di nëse do e kalojmë Mercedesin

20/11/2015 10:30

Nëse shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, theksonte se vitin e ardhshëm makina italiane do ishte para Mercedesit, Kimi Raikkonen nuk është kaq i bindur për këtë.

“Sigurisht që ai është objektivi, por kam shumë vite në Formulën 1 dhe nuk kam dëgjuar kurrë ndonjë skuadër të thotë që vitin e ardhshëm do të bëjmë një makinë më të keqe se kjo që kemi”, tha piloti finlandez i “Kokëkuqes”.

Raikkonen është i bindur se Ferrari do të ketë përmirësime, por nuk e di nëse do të jenë të mjaftueshme për të kaluar Mercedesin: “Ne do të bëjmë hapa përpara, por dhe të tjerët nuk do rrinë pa lëvizur. A do jetë e mjaftueshme? Të shohim vitin tjetër”.

Top Channel