NBA, Golden State nuk ndalet as nga LA Clippers

20/10/2015 11:25

Golden State Warriors vazhdon të shkruajë historinë në NBA. Skuadra kampione në fuqi fitoi një tjetër sfidë, atë më Los Angeles Clippers (124-117), duke regjistruar një bilanc me 13 fitore dhe asnjë humbje, për t’u bërë e pesta skuadër në historinë e kampionatit amerikan të basketbollit që e shënon një statistikë të tillë.

Në “Staples Center” të pranishmit ishin dëshmitarë të një ndeshjeje vërtet spektakolare, me skuadrën kaliforniane që arriti të marrë kryesimin në këtë ndeshje duke krijuar një diferencë deri në 23 pikë, kjo falë edhe paraqitjes fantastike të Chris Paul, i cili e mbylli takimin me 35 pikë dhe 8 asist. Por Golden State kishte në dispozicion një armë akoma më të fuqishme, Stephen Curry. Baskertbollisti i shpalllur MVP sezonin e kaluar shpalosi të gjitha vlerat e tij, duke dhënë një kontribut në përmbysjen e rezultatit të ndeshjes në favor të Golden State. Përveç Curryt që shënoi 40 pikë në këtë përballje, për Warriors u dalluan edhe Thompson me 25 pikë e Barnes me 21 pikë.

Cleveland Cavaliers rikthehet te fitorja në NBA. Skuadra nga Ohio mposhti në ndeshjen e saj të radhës Milwaukee Bucks me rezultatin 115-100. Në “Quicken Loans Arena”, Cleveland u udhëhoq nga i zakonshmi LeBron James drejt kësaj fitoreje, që ishte e nënta sezonale për këtë skuadër që ruan kryesimin në Konferencën e Lindjes. “The King” e mbylli sfidën me 27 pikë, 9 topa në tabelë dhe 6 asist, ndërkohë që në krahun tjetër Antetonkupo shënoi 33 pikë, por që nuk i shërbyen shumë skuadrës së Milwaukee.

Fitore shënoi edhe Miami Heat që mposhti Sacramento Kings në “American Airlines Arena” 116-109, duke i shkaktuar kësaj skuadre disfatën e katërt në transfertë në këtë sezon.

Top Channel