Progres-raporti, Ahmetaj: Janë përmirësuar perspektivat për rritjen ekonomike

20/11/2015 12:25

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi të premten se progres-raporti i KE-së vë në dukje se “Shqipëria ka përmirësuar perspektivat për rritjen e saj ekonomike”.

“Marrëveshja 3-vjeçare me FMN mbështet forcimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe reformat për rritjen ekonomike”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri shtoi se buxheti pati performancë të mirë në vitin 2014 si pasojë e mbledhjes së taksave.

Në lidhje me aksionin kundër informalitetit, “regjistrimi i biznesit po vazhdon me ritme të kënaqshme”.

Top Channel