Hillary Klinton e ka zgjedhur atë që do luajë rolin e saj në film

20/11/2015 00:00

Nëse kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton do të kishte një dëshirë se kush do të luante rolin e saj në film, ajo e ka bërë zgjedhjen.

Pra, kush është zgjedhja e Hillary? Askush tjetër, veccse fituesja e 19 ccmimeve Oskar, Meryl Streep.

Gjatë një seancë pyetjesh në Live with Kelly and Michael, ata i bënë një seri pyetjesh personale gjyshes së re. Ata e pyetën se kë do të zgjidhte të luante rolin e saj në një film?

“Epo, Meryl Streep, sigurisht”, është përgjigjuar ajo me pak hezitim. Është një zgjidhje perfekte, duke menduar që aktorja e Hollivudit ka luajtur role kryesore të ikonave politike.

Top Channel