Bolt: Jam unë zgjidhja për Manchester United

20/11/2015 14:25

Rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m, Usain Bolt, është një tifoz i Manchester United dhe kjo dihet botërisht. Jo pak herë sprinteri xhamajkan ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e “Djajve të Kuq“ dhe këtë ai e ka konfirmuar sërish në një intervistë të dhënë për televizionin zyrtar të klubit anglez.

Sipas Bolt, është pikërisht ai zgjidhja e problemeve për skuadrën e drejtuar nga holandezi Louis van Gaal.

“Ideja ime është që të shkoj në ambientet e Manchester United për të bërë një provë dhe të shohim se çfarë do të thonë. Mendoj se do të ishte diçka pozitive të më pranonin, pasi jam në gjendje të mirë fizike. Jam i shpejtë, di të kontrolloj topin dhe arrij të kuptoj lojën. Kështu që mendoj se nëse e bëj këtë provë, Manchester United do të më ofrojë një kontratë 5-vjeçare, edhe pse jam 30 vjeç“, tha Bolt.

Top Channel