Tiger Woods, sportisti më i pasur në botë

20/11/2015 14:45

Tiger Woods vazhdon të mbetet sportisti më i pasur në botë edhe pse koha e mbretërimit të tij në golf ka perënduar.

Amerikani, që nga momenti i nisjes së karrierës së tij në vitin 1996 e deri tani, ka derdhur në llogaritë e tij bankare plot 1.35 miliardë dollarë, një rezultat ky që e bën revistën “Forbes” ta përfshijë atë mes 40 sipërmarrësve më të pasur për vitin 2015.

Ajo që është interesante në këtë pikë për Woods është se nga të gjitha këto përfitime të tij, vetëm 10% e tyre janë në formën e shpërblimeve sportive. Ajo që ka mundur të bëjë Woods gjatë viteve të fundit është se ka arritur të ruajë kontratën e sponsorizimit me kompaninë e veshjeve sportive Nike, nga e cila përfiton 20 milionë dollarë në vit, ndërkohë që ai ka përfitime edhe nga kontratat me firma të tilla si Gatorade, AT&T etj.

Top Channel