Ambasadorja e Holandës: Asnjë mundësi azili për shqiptarët

20/11/2015 00:00

Sipas të dhënave nga autoritetet e emigracionit në Hollandë, 717 shqiptarë aplikuan për azil në 12 muajt e fundit, nga të cilët 286 vetëm në tetor. Për këtë çështje, ambasadorja Dewi van de Weerd thotë se, mundësitë për azil janë zero.

Dewi van de Weerd: Po, është e vërtëtë që ka pasur raportime rreth shqiptarëve, që kërkojnë azil në Holandë. Askush nuk ka marrë azil në Holandë, sepse njerëzit nuk po shkojnë atje për arsye politike. Motivet janë ekonomike. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se, Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe nuk ka asnjë bazë për të kërkuar azil politik. Nga ana tjetër është për të ardhur keq, pasi njerëz në të gjithë këtë ngjarje ndihmohen nga trafikantët, duke u kushtuar shumë parà. Unë do t’i këshilloja të gjithë qytetarët ta ndërtojnë jetën këtu, në Shqipëri, pasi ky vend ka shumë potenciale dhe ka nevojë që të rinjtë e talentuar të qëndrojnë këtu, duke ndërtuar vendin.

Top Channel