Vlorë, përvetësoi truall me dokumente false, dënohet me dy vite burg

20/10/2015 16:45

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 2 vite burgim shtetasen, Enkelejda Isakaj, e cila u gjet fajtore për akuzën e “falsifikimit të dokumentave”.

Përmes falsifikimit, Isakaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme përvetësimin e një prone truall prej 1 mijë metër/katrorë, e ndodhur pranë stadiumit të qytetit të Vlorës në zonën e Skelës.

Nga hetimi ka rezultuar se e pandehura, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara, është bërë pronare e kësaj toke, duke sajuar një kontratë shitjeje me personin me emrin Raime Latifi, e cila nuk ekziston. Pasi ka marrë pronësinë mbi këtë truall, e pandehura është përpjekur ta tjetërsojë, duke e shitur tek persona të tjerë.

Prona në fjalë, me një vlerë që tejkalon 100 mijë eurot është vendosur nën masën e sekuestros.

Top Channel