Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një 64-vjeçar në Maliq

20/11/2015 18:25

Një 64-vjeçar në Maliq ka humbur jetën gjatë orëve të pasdites së të premtes, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është Ramadan Muka, i cili ishte duke punuar në çatinë e lokalit të tij kur ra në kontakt me rrymën.

Ai është nisur me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel