Ligji i pronave, Basha: Dhunim i hapur i të drejtave të pronarëve

20/11/2015 20:10

Projektligji i prezantuar në komisionin parlamentar për kompensimin e pronave u kundërshtua nga shoqatat e pronarëve, ndërsa për të ka reaguar edhe kreu i opozitës.

“Projektligji Rama për moskompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i PD.

Lulzim Basha thotë se ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Partia Demokratike do ta kundërshtojë deri në fund këtë projektligj. Ne jemi në krah të pronarëve. Së bashku me ta do të reflektojmë për zgjidhjet e drejta për problemet e pazgjidhura me pronat dhe pronarët”, mbyllet reagimi i kreut të opozitës.

Top Channel