Sarandë, sulmohet kreu i PD; selia blu: Të zbardhet ngjarja dhe motivet

20/11/2015 23:00

Partia Demokratike ka njoftuar të premten në mbrëmje se është sulmuar kreu i degës së kësaj partie në Sarandë, Hariz Mema, duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin banditesk ndaj kryetarit të degës së Sarandës, Hariz Mema.

“Ne i kërkojmë autoriteteve të rendit dhe Prokurorisë të veprojnë pa asnjë vonesë për arrestimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar dhe për vënien e tyre para drejtësisë si dhe zbardhjen e motiveve dhe porositësve të këtij akti të ulët banditesk.

“Dhunuesit dhe porositësit e këtij sulmi do të japin llogari deri në një”, mbyllet njoftimi i Partisë Demokratike.

Top Channel