Bota bashkohet kundër ISIS, OKB: Do t’i luftojmë me çdo mjet

21/11/2015 00:00

Fuqitë botërore kanë rënë dakord për të koordinuar përpjekjet që synojnë parandalimin e sulmeve të tjera terroriste, një javë pas atyre vdekjeprurëse në kryeqytetin francez.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka mbështetur njëzëri thirrjet e palës franceze që të shtohen sulmet ndaj terroristëve të ISIS, duke deklaruar se “duhet të luftohet me të gjitha mjetet e mundshme ndaj këtyre kërcënimeve”.

Vendimi vjen një javë pas sulmeve të Parisit ku kanë humbur jetën 130 persona dhe disa orë më vonë pas ngjarjes në Mali ku vdiqën të paktën 27 persona.

Rezoluta u hartua nga francezët dhe është bashkë-sponsorizuar nga Britania e Madhe, por gjeti mbështetjen edhe të palës ruse, të cilët më parë përdornin veto në rezoluta të tilla duke detyruar vendet perëndimore të gjenin zgjidhje jashtë zyrave të OKB-së.

Pas votimit, kryeministri britanik, David Cameron deklaroi se është një ditë e shënuar, pasi nga sot bota e bashkuar është kundër terroristëve të ISIS.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe i vendosur për të mposhtur këtë të keqe e cila është kërcënim për çdo vend dhe çdo fe”, tha Cameroon.

Top Channel