Ja çfarë duhet të bëjmë në rast sulmi terrorist

21/11/2015 00:00

Sulmet e Parisit dhe pengmarrja në Mali kanë detyruar autoritetet britanike të dalin me disa këshilla se si duhet të sillemi në rast se bëhemi pjesë e një sulmi terrorist.

Zyra Kombëtare Kundër Terrorizmit e Britanisë së Madhe jep këshilla ta qarta, pavarësisht panikut që mund t’ju mbërthejë, e që është një gjë krejt normale. Të gjithë përballemi me pyetjen: duhet të vrapoj apo të luaj të vdekurin?.

Vendimi që do të merrni mund të jetë shumë i rëndësishëm, prandaj më poshtë janë radhitur edhe veprimet që duhet të ndërmerrni në rast se bëheni pjesë e ndonjë sulmi, edhe pse ne urojmë të mos përjetoni skena të tilla asnjëherë.

1. Vrapo
Shiko nëse ke një mundësi të sigurt për arratisje dhe nëse je i bindur se ekziston një rrugë e sigurt: vrapo!. Këmbëngul që edhe të tjerët të vijnë me ty, ndërsa gjërat që mund t’i kesh me vete, si për shembull ndonjë çantë apo diçka e ngjashme, lëri aty.

2. Fshihu
Nëse nuk mund të vraposh, atëherë fshihu. Tento të gjesh një vend të sigurt ku të rrish, idealja do të ishte pas ndonjë muri. Mos harro, plumbat mund të përshkojnë qelqin, drurin, metalin dhe tullat. Gjithashtu kujdesu që telefonin ta kaloni në opsionin “silent”.

3. Trego
Në momentin që vëren se mund të telefonosh policinë, bëje. Jepi sa më shumë informacion që është e mundur si për shembull: ku janë të armatosurit, si duken ata, sa njerëz ka në ndërtesë, etj.

Top Channel