Deti i trazuar, probleme në Durrës

21/11/2015 10:00

Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në ankorimin e anijeve dhe trageteve në Portin e Durrësit.

Deti i trazuar këtë mëngjes të shtune ka bërë që vetëm 1 nga 3 tragetet e linjës Bari-Durrës të mund të ankorohet në port, ndërsa dy të tjerët qëndrojnë në pritje.

Për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin dallgët, autoritetet portuale në Durrës kanë vendosur ndalimin e daljes në det edhe të anijeve të peshkimit.

Top Channel