Durrës, grabitet me armë pika e karburantit

21/11/2015 10:05

Një pikë karburanti është grabitur gjatë orëve të natës në lagjen numër katër të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë vendore, dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.

Grabitësit janë larguar me një motoçikletë pa targa. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Top Channel